top of page

“Zërat e Artit” ndalet në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 7
  • 1 min read

“Zërat e Artit” ndalet në Korçë


Në skenën e Teatrit “Andon Z. Çajupi”, shtatë figura të njohura të artit shqiptar ndanë me publikun rrëfime të sinqerta e emocionale nga jeta dhe karriera e tyre.


Josif Minga, Zamira Kita, Koço Qendro, Llazi Balashi, Ilda Plepi, Ylli Trajçe dhe Blerta Belliu sollën emocione të forta, duke kthyer sallën në një udhëtim prekës mes kujtimesh e të qeshurash.


Një format ndryshe, që e afron artin me njerëzit dhe ku tjetër më mirë se në Korçë, qytetin që gjithmonë ka ditur ta mbështesë dhe vlerësojë krijimtarinë artistike.


“KORÇA BOOM”


bottom of page