top of page

Zamira Kita bën thirrje: Na Ndiqni. Vetëm nesër, pas 60-vitesh rikthehet “Nata e dymbëdhjetë”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 15, 2023
  • 1 min read

Pak orë më parë aktorja e madhe korçare, Zamira Kita, ka postuar në faqen e saj zyrtare, lajmin se nesër në Teatrin e Korçës, “Nata e Dymbëdhjetë” do të jetë shfaqja më e fundit që do të shfaqet në qytetin juglindor. Pra, më-16 korrik në orën 19:00 të gjithë ftohen të jenë në teatrin “Andon Z. Cajupi”

Ja postimi i plotë i Zamira Kitës:

“Nata e Dymbëdhjetë”

Është komedia më e bukur e Shekspirit dhe një nga veprat më të mira të këtij autori. Kjo vepër fantastike, rikthehet në skenën e Teatrit të Korçës pas gati 60 vitesh.

Kësaj here regjia është realizuar nga regjizori grek: Dhimitris Millohas. Skenografia: Beqo Nanaj. Koreografia: Gjergj Prevazi. Kostumografia: Olta Bello. Muzika: Fatos Qerimaj. Grimi: Pranvera Metolli.

E ftuar speciale: Luiza Xhuvani.

Ju ftojmë të na ndiqni.

Ky është postimi i plotë i Zamira Kitës, ndërkohë që nesër ora 19:00, të gjitha rrugët të çojnë në Teatrin e Korçës “Andon Z. Cajupi”, pasi mësohet se do të shfaqet vetëm një natë.



bottom of page