top of page

Zbardhen emrat. Ja cilët pritet të huazohen dhe ku…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 11, 2023
  • 1 min read

Ditën e djeshme në drejtim të disa futbollistëve të rinj janë kryer telefonata, në adresë të drejtorit teknik Ardi Gjançi. Nga sa mësohet, Gjançi ju ka bërë me dije se do të huazohen tek ekipi i Tomorit.

Bëhet fjalë për Kevin Hysolli, Kostika Beçka, Franko Kapllani dhe Jorgo Qeleshi. Kjo me sa duket ishte paralajmëruar dhe tani mori formën zyrtare nga ana e klubit korçar.

Në parim është një praktikë e njohur kjo e huazimit për futbollistët e talentuar, madje marrin edhe minuta loje, por nuk dihet më saktësi sa do të pranojnë tek ky ekip, apo do të shihen mundësi tek ekipe të tjera. Gjithsesi, kjo është për tu ndjekur.



bottom of page