Zbardhet letra që la Gjergji Mullalli: Do vras gruan dhe pastaj veten…!
- Korca Boom
- Jul 30, 2023
- 1 min read
Monstra i Zëmblakut që vrau bashkëshorten Luiza ditën e djeshme dhe sot vrau veten edhe pse pati rezistensë me policinë, kishte lënë edhe një letër përpara se të varte veten .
55-vjeçari Mullalli, kishte planifikuar me gjakftohtësi të plotë vrasjen e bashkëshortes dhe këtë e tregon më së miri edhe letra që ai kishte lënë pasi të bëntë vrasjen e dyfishtë, Luizën 46-vjeçare dhe më pas veten.
Letrën Gjergji e kishte lënë në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe ishte letër e shkruar nga vetë ai. “Pasi të vras gruan do të vras edhe veten,” - shkruan në letër Gjergji.
Kjo do të thotë se monstra i Zëmblakut, ka qënë i vetëdijshëm dhe për gjithçka dhe vërtet është një ngjarje e atyre filmave horrorë.
