top of page

Zbulohen autorët e krimit të kryer në Korçë para 7 vitesh

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 29
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para 7 vitesh në Korçë, dhe më konkretisht në Voskopojë, atje ku është gjetur i varur Antonio Karafili. Fillimisht u mendua se ishte një vetëvrasje, por tani duket se situata është sqaruar në këtë drejtim. Nuk ka qenë një vetëvrasje nga ana e tij, pasi nuk kishte asnjë shenjë që mund të ngjallte dyshime për një akt të tillë.


Sipas dosjes hetimore, personi i fundit që e ka parë ka qenë e dashura e tij 17-vjeçare. Prokuroria, duke u thelluar në këtë ngjarje, ka bërë të mundur identifikimin e dy autorëve të krimit: shtetasit Rexhep Vathi dhe Kejsi Spahillari.


Sipas hetimit, Kejsi Spahillari dhe Rexhep Vathi e kanë mbytur viktimën me çarçaf dhe më pas e kanë varur në pishë. Për Kejsi Spahillarin është lëshuar një urdhër arresti. Ndërkohë, Rexhep Vathi ka ndërruar jetë pas një akti vetëvrasjeje që ka kryer.


 “KORÇA BOOM”


ree

bottom of page