top of page

Zemra historike e qytetit të Korçës është në rrezik!/ Nga: Lazjon Petri

  • Jun 28, 2025
  • 1 min read

Më është dërguar një foto shqetësuese nga një qytetar i ndërgjegjshëm, i cili kërkon të mbetet anonim, ku shihet qartë se një shtëpi tradicionale e lagjes së Mitropolisë është rrëzuar, pa ndjekur asnjë protokoll sigurie.


Aktualisht, materialet e trarëve, kolonave të drurit, gurëve dhe gjithçkaje tjetër, po qëndrojnë thuajse pezull në ajër, me 1 rrezik të drejtpërdrejtë për jetën e qytetarëve që mund të kalojnë asaj rruge të vjetër, ndoshta sa vetë qyteti!


[!] Kërkoj nga Bashkia e Korçës dhe strukturat përgjegjëse që të ndërhyjnë menjëherë, për të garantuar 1 orë e më parë sigurinë; të respektojnë ligjin dhe standardet, saherë që puna e do të kryhen ndërhyrje në objekte të tilla, të pabanuara dhe të dëmtuara.


Old is gold- po jo të na ngelet gold-i në fyt nga mungesa e përgjegjshmërisë dhe profesionalizmit!


Ftoj qytetarët të mos heshtin dhe së bashku t'i përcjelllim me zë dhe figurë, kudo ku ka raste të ngjashme që meritojnë vëmendje.


“KORÇA BOOM”


bottom of page