top of page

Zgjedhjet 2025/ Publikohet pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 13:00, kryeson Tirana, Vlora e fundit. Korça 21.07 %

  • May 11, 2025
  • 2 min read

Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 13:00 ka qenë 26.26%.


Në të gjithë vendin janë ngritur 5.225 qendra votimi dhe 93 qendra numërimi, ndërkohë që në njësinë nr. 10 në Tiranë dhe në Vorë aplikohet si projekt pilot votimi dhe numërimi elektronik.


Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 12:00 ka qenë 26.26%.

Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 2099 prej 5225 qendrave të votimit në total.


Deri më tani kanë votuar 373008 nga 1420472 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 12:00, përqindja e votuesve ka qenë 31.52%


Sipas, përditësimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime në rang vendi deri orën 12:00 ka qenë 23.03%.


Raportimi për pjesëmarrjen është bërë vetëm nga 3621 prej 5225 qendrave të votimit në total.

Deri më tani kanë votuar 557424 nga 2420450 zgjedhës në listën e QV-ve të raportuara.

Ndërkohë në zgjedhjet parlamentare 25 Prill 2021 deri në orën 12:00, përqindja e votuesve ka qenë 27.24%.


Deri në orën 12:00, pjesëmarrja në rang vendi ka arritur në 22.37% të votuesve.

Qarku i Tiranës ka regjistruar pjesëmarrjen më të lartë në zgjedhje, me një përqindje prej 25.13% të zgjedhësve që kanë votuar deri në mesditë. Në Tiranë, 136,564 zgjedhës kanë votuar deri në këtë orë. Ndërkohë, Qarku i Vlorës ka shënuar pjesëmarrjen më të ulët, me vetëm 16.29%, ku 27,563 zgjedhës kanë votuar.

Duket sikur votuesit në Vlorë kanë zgjedhur të shohin “Giro d’Italia”, e më pas t’i drejtohen kutive të votimit.


Pjesëmarrja e qarqeve të tjera është si më poshtë:


BERAT: Pjesëmarrja është 21.49%, me 19,654 zgjedhës që kanë votuar.

DIBËR: Pjesëmarrja është 25.04%, me 13,745 zgjedhës që kanë votuar.

DURRËS: Pjesëmarrja është 20.68%, me 43,120 zgjedhës që kanë votuar.

ELBASAN: Pjesëmarrja është 22.83%, me 38,298 zgjedhës që kanë votuar.

GJIROKASTËR: Pjesëmarrja është 20.75%, me 11,366 zgjedhës që kanë votuar.

KORÇË: Pjesëmarrja është 21.07%, me 39,783 zgjedhës që kanë votuar.

KUKËS: Pjesëmarrja është 21.79%, me 7,503 zgjedhës që kanë votuar.

LEZHË: Pjesëmarrja është 23.98%, me 19,536 zgjedhës që kanë votuar.

SHKODËR: Pjesëmarrja është 20.42%, me 24,801 zgjedhës që kanë votuar.

TIRANË: Pjesëmarrja është 25.13%, me 136,564 zgjedhës që kanë votuar.


Këto janë zgjedhjet e 11-ta në Republikën e Shqipërisë, pas ardhjes së demokracisë dhe në garë janë 2.046 kandidatë, për 140 vende në parlament.


“KORÇA BOOM”




bottom of page