Zgjedhjet 2025 / Fillon montimi i monitorëve të numërimit dhe kamerave te gjimnazi “Raqi Qirinxhi”
- Korca Boom
- Apr 29
- 1 min read
Kur kanë mbetur rreth dy javë nga dita e zgjedhjeve të përgjithshme, kanë nisur përgatitjet për infrastrukturën zgjedhore. Mësohet se në palestrën e gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, paraditen e sotme ka filluar montimi i monitorëve të numërimit të votave dhe i kamerave VNVS, të cilat do të lexojnë në mënyrë elektronike votat e paraqitura nga numëruesit e partive politike.
Kjo pajisje teknologjike mundëson që çdo votë të shfaqet në monitor në kohë reale, duke shtuar ndjeshëm transparencën në këtë proces.
Në fakt, kjo nuk është hera e parë që përdoret një sistem i tillë, por duket se tashmë është kthyer në një proces të domosdoshëm dhe korrekt në çdo aspekt të administrimit zgjedhor.
“KORÇA BOOM”
