top of page

Zgjidhet Drejtori Teknik i ekipeve Kombëtare Rajonale Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 23, 2023
  • 1 min read

FSHF ka zhvilluar një analizë të thelluar gjatë ditës së djeshme mbi aktivitetin e ekipeve Kombëtare Rajonale. Mes të tjerash janë bërë edhe emërimet e reja, ku nga sa mësohet për trajnerë nuk ka ndryshime, do të jenë po ata që drejtonin ekipe sipas grupmoshave.

E reja qëndron në faktin se Hektor Kapllani është zgjedhur Drejtori Teknik i ekipeve Kombëtare Rajonale Korçë. Një teknik me mjaft eksperiencë që tani duhet të punojë me trajnerët e këtyre ekipeve mbi anën teknike.

Suksese Hektor Kapllani në misionin e ri!


bottom of page