Skënderbeu, zgjidh përfundimisht çështjen e akomodimit
- Korca Boom
- Jul 4, 2023
- 1 min read
Klubi “Skënderbeu” duket se këtë sezon do të jetë edhe më i qetë në aspektin e akomodimit të futbollistëve. Në fakt, gjithçka ka filluar që në sezonin e kaluar kur është kryer një investim i madh për kthimin e një pjese të ambjenteve të konviktit tek shkolla “Mekanike” në një ambjent mjaft të mirë për futbollistët.
Jo vetëm dhomat por edhe menca janë të një standarti të mirë dhe për më shumë të gjithë futbollistët kanë kushte komode dhe janë edhe nën kujdesin e stafit drejtues në lidhje me regjimin sportiv.
Por nga ana tjetër edhe buxheti i klubit nuk rrëndohet me akomodimet e shumta të futbollistëve.
