top of page

Zhduket nëndetësja që dyshohet se dërgonte turistë për t’i vizituar rrënojat e Titanikut

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 19, 2023
  • 1 min read


Një nëndetëse që përdoret për t’i dërguar turistët për t’i parë rrënojat e Titanikut, është zhdukur në Oqeanin Atlantik, raportoi BBC-ja të hënën.

Ekipet e shpëtimit kanë nisur kërkimet, derisa rojat bregdetare të Bostonit (SHBA), thanë se ende s’dihet nëse në të pati pasagjerë. BBC-ja shkroi se nuk dihet kur u zhduk zhytësja dhe çka realisht ka ndodhur.

Mediumi njoftoi se artikulli do të përditësohet sapo të ketë informacione shtesë. Nëndetëse të vogla herë pas here marrin turistë që paguajnë për t’i vizituar rrënojat e anijes që ishte zhytur në vitin 1912, ku kishin humbur jetën mbi 1.500 persona. Mbetjet më të shumta të Titanikut aktualisht gjenden në thellësi të Newfoundland, në Kanada.

bottom of page