Zhordan Fleçer më i shtrenjti i Skënderbeut, vlen 300 mijë euro sipas transfermarkt…!
- Korca Boom
- Aug 5, 2023
- 1 min read
Në Xhamajkë në sezonin e fundit ka shënuar 8 gola në 28 ndeshje me një mesatare prej një gol në 201 minuta, ndërkohë që një sezon më parë ka shënuar 14 gola po në 28 ndeshje, 1 gol në 169 minuta.
Kjo është statistika e Zhordan Fleçer, lojtarit sulmues të Skënderbeut, 24-vjeçarit që do të jetë pika e referimit në repartin e sulmit të bardhekuqve.
Fleçer me ardhjen e tij te Skënderbeu, kujtojmë që ka një vlerë kartoni prej 300 mijë euro, pra lojtari më i shtrenjtë që vlen te Skënderbeu deri tani. Të tjerët vijnë me 175 mijë euro dhe poshtë, ndërkohë që sulmuesi nga Xhamajka ka një vlerë vërtet të lartë.
Në dy sezonet e fundit vlera e kartonit të futbollistit në fjalë është rritur ndjeshëm.
Tashmë mbetet që përpos shifrave ta shohim në fushën e lojës sesa vlen Zhordan Fleçer.
