Zhordan Fleçer surprizon stafin teknik
- Korca Boom
- Aug 25, 2023
- 1 min read
Zhordan Fleçer ka mbërritur tek korçarët me pritshmëri të mëdha. Në fakt ka vlera, por gjendja e tij fizike nuk ishte e mirë.
Nga dita në ditë duket se gjendja e tij është përmirësuar shpejt dhe stafi nuk besonte se kaq shpejt ai mund të ishte gati.
Duke e pyetur trajnerin Gvozdenoviç për Fleçerin ai deklaron se: “Mund të them se është në gjendje më të mirë. Nuk mund të them me siguri për formacionin, pasi pres edhe këto orë të fundit në seancat e fundit stërvitore.”
Por nga sa është parë edhe në stërvitje, ai mund të luajë një pjesë loje të shtunën ndaj Egnatias.
