top of page

Zhvillime të forta politike, qeveria në prag ndryshimesh

Jun 18
1 min read

Partia Socialiste do të zhvillojë të shtunën, në orën 10:00, mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar në Pallati i Brigadave.


Lajmërimi për takimin u është dërguar deputetëve vetëm pak orë përpara zhvillimit të mbledhjes.


Takimi vjen në një moment të ndjeshëm politik, ndërsa prej disa ditësh në vend po mbahen protesta qytetare kundër projektit të parashikuar në Zvërnec dhe ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura.


Po ashtu, situata politike është shoqëruar edhe me zhvillime brenda mazhorancës, pas largimit të një deputeteje, Marjana Koçeku, e cila kryesonte listën e socialistëve në Shkodër.

Mbledhja e së shtunës shënon edhe rikthimin e konsultimeve të rregullta të grupit parlamentar socialist, të cilat nuk janë zhvilluar që prej muajit prill. Takimi i fundit ishte mbajtur po në atë muaj.


Në fokus të diskutimeve pritet të jenë çështje që lidhen me agjendën politike dhe prioritetet e qeverisë për periudhën në vijim, në një moment kur mazhoranca po përballet me zhvillime të rëndësishme politike dhe sociale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page