top of page

Zhytën Skënderbeun në kategorinë e parë, Bylisi tallet me korçarët: Ne kemi lindur për të qenë në ELITË

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 28
  • 1 min read

Bylisi ia doli të qëndronte në Superiore edhe për sezonin e ardhshëm. Ballshiotët triumfuan 2-1 ndaj Skënderbeut në Korçë. Fitore kjo që u siguroi qëndrimin në elitë.


Padikskutim festa është e gjitha legjitime në Ballsh. Tifozët dhe skuadrat festuan pas ndeshjes, ndërsa klubi ka bërë edhe një reagim në rrjetet sociale.


“Klubi i shumë zemrave! Kemi lindur për të qenë në ELITË”, shkruhet në postimin e tyre. Një "thumb" kjo për korçarët që i mposhtën në javën e fundit dhe i nxorën nga Superiorja si dhe për rivalët e tjerë me të cilët luftuan për mbijetesën.


Kujtojmë se skuadra e Gentian Mezanit arriti të grumbullonte 42 pikë në kampionat në 36 javë. 


“KORÇA BOOM”





bottom of page