Zjarr masiv në Devoll/ Flakët përhapen me shpejtësi gjatë natës drejt Kapshticës
- Korca Boom
- Jul 21, 2025
- 1 min read
Një vatër zjarri është përhapur masivisht gjatë natës në fshatin Vërnik, në drejtim të zonës kufitare dhe territorit grek. Konkretisht flakët flakët masive është përhapur shumë pranë postës dhe policisë së doganës së Kapshticës.
Bëhet me dije se në vendin e ngjarjes janë angazhuar gjatë natës dhjetëra forcat zjarrfikëse të shërbimit pyjor, por edhe vullnetarë.
Ndërkohë autoritetet bëjnë me dije se janë dakorduar edhe me palën greke në rastin se do të duhet ndihma e tyre që të ndërhyjnë në pikën kufitare. Flakët janë favorizuar edhe nga era e fortë, ku si pasojë kanë shkrumbuar një sipërfaqe të madhe.
Gjithashtu shuarja e flakëve është e vështirë për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit dhe terrenit të vështirë që e bën të pamundur futjen e mjeteve në zonë.
“KORÇA BOOM”



















