top of page

Zjarr në një banesë në fshatin Strelcë, Maliq – vetëm dëme materiale

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 days ago
  • 1 min read

Në fshatin Strelcë, njësia administrative Maliq, dyshohet se ka rënë aksidentalisht zjarr në banesën e shtetasit V. F., 66 vjeç.

Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit dhe për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale.

“KORÇA BOOM”


bottom of page