Zjarr nga pakujdesia dhe shkelje të Moratoriumit të Gjuetisë – nis procedimi penal për katër shtetas në Devoll
- Korca Boom
- Jul 4
- 1 min read
Policia ka referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për katër shtetas të ndryshëm, të dyshuar për vepra që lidhen me dëmtimin e mjedisit dhe shkelje të ligjit.
Në rastin e parë, D. M., 36 vjeç, banues në Hoçisht, dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi. Si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur edhe një parcelë e mbjellë me grurë.
Ndërkohë, në një rast të veçantë në fshatin Tren, janë proceduar penalisht M. Z., 39 vjeç, K. Xh., 30 vjeç, dhe D. B., 38 vjeç, të gjithë banues në Devoll.
Të njëjtit dyshohet se kanë shkelur Moratoriumin e Gjuetisë. Gjatë një kontrolli në automjetin e tyre, shërbimet e Policisë kanë zbuluar mjete që përdoren për gjueti: tre qen gjahu, dy radio të ngjashme me ato të Policisë, dy elektrikë dore dhe një pajisje GPS.
Të gjitha pajisjet janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë.
“KORÇA BOOM”
