top of page

Zjarri në Vloçisht/ Shmanget tragjedia, rrjedha e gazit nga një bombol shkumbon shtëpinë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 21
  • 1 min read

Një zjarr është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vlocisht të Bashkisë Maliq, duke shkaktuar panik mes banorëve.


Fatmirësisht, falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës, është shmangur një tragjedi e mundshme, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.


Sipas të dhënave paraprake, shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë një rrjedhje gazi nga një bombol, e cila kishte shpërndarë avuj gjatë natës. Flakët janë përhapur në pjesën e poshtme të banesës, një hapësirë që familjarët e përdornin për të qëndruar.


Zjarrfikësit kanë mbërritur në kohë në vendngjarje, kanë sekuestruar bombolën e gazit dhe kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit, duke parandaluar shpërthimin dhe përhapjen e flakëve në pjesët e tjera të shtëpisë.


Për fat të mirë, askush nga anëtarët e familjes nuk ka pësuar lëndime, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.


Autoritetet lokale dhe shërbimi zjarrfikës u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes me përdorimin dhe mirëmbajtjen e bombolave të gazit, veçanërisht gjatë netëve, për të shmangur rreziqe të tilla.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page