Zjarri sot në Lubonjë, shikoni dëmet që ka shkaktuar…!
- Korca Boom
- Aug 12, 2023
- 1 min read
Një zjarr ka rënë sot në fshatin Lubonjë të Vithkuqit, ndërkohë që pasojat që ka shkaktuar kanë qenë 2.5 hektarë tokë.
Kohët e fundit zjarret kanë qenë të shumta sidomos në zonën e Maliqit, ndërkohë që sot ka rënë edhe në Lubonjë.
Ka qenë vetë kryebashkiaku Sotiraq Filo, që ka dhënë njoftimin e zjarrit dhe neutralizimit të tij falë ndërhyrjeve të institucioneve.
Ja postimi i kryebashkiakut Sotiraq Filo:
-Një zjarr ka rënë sot në fshatin Lubonjë të Njësisë Vithkuq, duke dëmtuar 2.5 ha tokë të pambjellë.
-Falë ndërhyrjes së menjëhershme të punonjësve të Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, Sektorit të Emergjencave Civile dhe Shërbimit Zjarrfikës u bë e mundur fikja e zjarrit në kohë rekord.
-Situata është normalizuar, ndërkohë që punonjësit janë në terren për çdo rast.
