top of page

ZYRTARE / Konfirmohet ora dhe dita e ndeshjes Skënderbeu - Partizani për U-19

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 25
  • 1 min read

Ka pasur dyshime dhe ndryshime të mundshme për ditën dhe orën e ndeshjes për të rinjtë, ku do të vendoset edhe fati i titullit kampion për U-19. Siç është tashmë e konfirmuar, Skënderbeu i vendit të parë do të presë në Korçë ekipin e Partizanit, që mban vendin e dytë dhe është vetëm një pikë larg ekipit korçar.


Nga ana e klubit korçar është konfirmuar se ky takim do të luhet ditën e shtunë në orën 12:00, në aneksin e stadiumit. Të gjithë tifozët korçarë pritet të jenë në mbështetje të ekipit për fitimin e trofeut. Korçarëve u duhet vetëm një barazim për të siguruar titullin, ndërkohë që Partizani vjen vetëm për të fituar.


Skënderbeu ka kryesuar kampionatin dhe natyrisht e meriton titullin, por përveç kësaj, nëse e fiton kampionatin, do të marrë pjesë edhe në kompeticionet europiane për të rinj, pra në Champions League.

Suksese nesër "ujqër"!


“KORÇA BOOM”



bottom of page