top of page

Zyrtare / Alfred Mensah ja kur bashkohet me korçarët...!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 29, 2023
  • 1 min read

Ashtu si edhe “Korça Boom” kishte njoftuar në një shkrim të saj në lidhje me Alfred Mensah, se do të jetë pjesë e Skënderbeut, ashtu ka ndodhur.

Tashmë është zyrtare, sulmuesi do të bashkohet me ekipin e Skënderbeut dhe kjo do të ndodhë pas disa ditësh dhe e gjitha për faktin se ai është duke u stërvitur me të kuqtë në kuadër të përgatitjeve për kompeticionet europianë të këtij ekip.

Mensah është një njohje e Skënderbeut, kjo pasi ky futbollst ka qënë prej dy vitesh pjesë e korçarëve dhe në sezonin e kaluar është bërë pjesë e Partizanit. Tani që tek Partizani ka sulmues në fakt cilësorë, hapësirat për Mensah janë zvogëluar dhe ai nuk ka pranuar të jetë pjesë e stolit.

Drejtuesit e Skënderbeut duke parë aftësitë e mira të tij, e kanë rikthyer përsëri në ekip. Kështu shtohen alternativat për vijën sulmuese duke sjellë edhe konkurencë.





bottom of page