top of page

ZYRTARE/ Ish-i i Skënderbeut nis aventurën e re, mbrojtësi prezantohet te ekipi rumun

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 29
  • 1 min read

Leard Sadriu me ekip të ri. Mbrojtësi ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij në Slloveni me ekipin e Mura, për të nisur një të re në Rumani, aty ku ka firmosur me FC Arges.


Është pikërisht klubi rumun që ka bërë të ditur transferimin e 24-vjeçarit. Ndërsa për Sadriun, kujtojmë se më parë ka luajtur edhe në Superiore me fanellën e Skënderbeut.


Postimi i FC Arges:


Mirë se erdhe, Leard Sadriu! Leard është një lojtar 24-vjeçar ndërkombëtar kosovar (i lindur më 22.04.2001) i cili luan si mbrojtës qendror. Këmba e tij e preferuar është e majta dhe është 1.86 metra i gjatë.


Kosovari ka luajtur 3 sezonet e fundit për NŠ Mura, një klub në divizionin e parë slloven. Në sezonin 2024-25, Leard luajti 33 ndeshje, shënoi një gol dhe dha një asist. Paç fat me fanellën e bardhë-vjollcë!



“KORÇA BOOM”





bottom of page