top of page

Zyrtare: Kristian Keqi, vjen në Korçë ditën e…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 30, 2023
  • 1 min read

Ka qenë “Korça Boom” që ka zbuluar ditë më parë që një prej afrimeve te Skënderbeu është edhe Kristian Keqi.

Pak minuta më parë “Korça Boom” ka mësuar lajmin se Keqi do të niset ditën e dielë nga Malta për të mbërritur së pari në Shqipëri.

Menjëherë pas mbërritjes sulmuesi Keqi, do të firmosë kontratën e tij të re dhe më pas do të udhëtojë drejt Korçës, për të bërë prezantimin përpara skuadrës ditën e hënë.

Kujtojmë që 27-vjeçari së fundi ka luajtur në Maltë te Floriana. Keqi, kishte vite me radhë në karierën e tij që është aktivizuar në Itali, madje ka dalë nga akademia e Peskarës ku u aktivizua kur ishte 19-vjec.

Kristian Keqi, ka luajtur edhe te Arezo në Itali dhe më pas në vitin 2019 kaloi në kampionatin maltez ku u aktivizua me skuadrën e Floriana. Edhe pse nuk ka ndonjë aktivizim mbresëlënës, Keqi, pritet te Skënderbeu të japë më të mirën në vijën e parë të sulmit.

Me pak fjalë Skënderbeu ka filluar të mbushet nga dita në ditë dhe numri i afrimeve po shtohet. Nga java e ardhshme Skënderbeu do të fillojë të marrë pamje.



bottom of page