ZYRTARE: Maliqi bën goditjen e dytë, firmos Lion Ndoci…!
- Korca Boom
- Aug 10, 2023
- 1 min read
Maliqi në harkun kohor të pak ditëve ka bërë goditjen e dytë në merkato. Ëhtë vetë faqja zyrtare e K.F Maliqi që bën të ditur lajmin se Lion Ndoci zyrtarisht është me Maliqin nga ky moment, pasi ka firmosur kontratën e re.
Ka disa ditë që Maliqi ka filluar fazën përgatitore dhe skuadra po mbushet me futbollistë, ndërkohë që trajneri i skuadrës Erjon Beqiri është shumë i kënaqur me këto afrime të deritanishme.
Madje vetë klubi i uron mirëseardhjen futbollistit në fjalë dhe e quan kampion.
Ja dhe postimi i fundit i K.F Maliqi para pak momentesh:
ZYRTARE
Lion Ndoci rikthehet te Maliqi!
Mbrojtësi 24-vjeçar është bashkuar me skuadrën duke lënë pas dëmtimin që e mbajti larg fushave të blerta për një kohë të gjatë.
Ndoci u aktivizua 7 ndeshje me Maliqin në Kategorinë e parë, ku arriti të realizonte edhe një gol.
Mirë se u riktheve kampion…!

