ZYRTARE: Me Lushnjën miqësore të mërkurë. Kukësi në mëdyshje…!
- Korca Boom
- Aug 12, 2023
- 1 min read
Skënderbeu e gjen miqësoren e parë, nga dy që ka planifikuar gjatë këtyre dy javëve deri në startin e superligës më 26 gusht. Këtë e zbulon “Korça Boom”.
Do të jetë Lushnja ekipi që do të përballet me Skënderbeu në testin e parë miqësor. Burime pranë klubit bëjnë me dije se ditën e mërkurë, pra më 16 gusht, Skënderbeu-Lushnja do të jetë përballja në stadiumin “Skënderbeu”.
Ndërkohë që me Lushnjën është e mbyllur dhe tashmë është zbardhur edhe data që do të luhet miqësorja, mësohet se Skënderbeu ka biseduar me Kukësin për miqësoren tjetër.
Kjo, pasi Kukësi është skuadër superlige dhe të dy skuadrave u bëhej mirë një test i tillë.
Por, propozimi i Skënderbeut ishte që Kukësi të vinte në Korçë të përballej me bardhekuqtë. Nga ana tjetër Kukësi dëshiron në Tiranë, atje ku po kryhen edhe fazën përgatitore dhe në këtë mënyrë të dy skuadrat nuk kanë arritur akordin për këtë miqësore.
Prandaj miqësorja me Kukësin është me mëdyshje dhe në këtë mënyrë për momentin vetëm miqësorja me Lushnjën është zyrtare. Me Kukësin do të pritet nëse veriorët do të binden që të udhëtojnë drejt Korçës.
