ZYRTARE: Miqësorja ndaj Besës të shtunë (nesër) ora…!
- Korca Boom
- Aug 18, 2023
- 1 min read
Pak orë pasi është zyrtarizuar ndeshja e fundit miqësore që do të zhvillojë Skënderbeu ndaj Besës, vjen lajmi i orës së fundit.
Skënderbeu-Besa do të luhet të shtunën, pra nesër dhe do të startojë në orën 18:00.
Ky është lajmi më i fundit që është zyrtarizuar nga drejtuesit e klubit juglindor dhe në këtë mënyrë, nesër, fiks një javë përpara startit të superligës së re, do të luhet testi ndaj kavajasve.
Besohet që tifozëria do të jetë e shumtë, për të parë provën “gjenerale” të Skënderbeut dhe trajneri Ivan Gvozdenoviç do të provojë krejt grupin e futbollistëve, për të vendosur përfundimisht mbi 11-shin që do të jetë në fushë një javë më vonë ndaj Egnatias në Rrogozhinë.
Thirrja që u bëhet sportdashësve është që të jenë të shumtë, pasi ndeshja Skënderbeu-Besa do të luhet të shtunën më 19 gusht, pra nesër, në orën 18:00.
Miqësoret e Skënderbeut:
Skënderbeu - Voska Sport 2-0
Shënues: Shaqe, Rashica
Skënderbeu - Dinamo 1-1
Shënues: Prençi / Denisson
Skënderbeu - Malisheva 1-1
Shënues: Liço / Syla
Skënderbeu - Vora 1-1
Shënues: Rashica / Meta
Skënderbeu - Elbasani 2-2
Shënues: Rashica , Nikaj / Ajazi (2)
Skënderbeu - Flamurtari 2-0
Shënues: Merlim, Rashica
Skënderbeu-Lushnja 5-1
Shënues: Nikaj, Merlim Ajine, Lika (11-m) / Zisi
Skënderbeu-Besa (19 gusht ORA 18:00)
