ZYRTARE: Skënderbeu-Lushnja luhet sot ora…!
- Korca Boom
- Aug 16, 2023
- 1 min read
Erdhi dita që Skënderbeu të luajë testin miqësor të radhës dhe pikërisht sot në orën 18:00, do të presë në shtëpi Lushnjën e kategorisë së parë.
Myzeqarët janë duke u stërvitur ne Ersekë së bashku me Besën dhe afërsia gjeografike ka bërë që Lushnja të pranojë këtë test miqësor, për të matur forcat me Skënderbeun.
Ndryshimi i vetëm për miqësoren e sotme është se do të shikojmë një Skënderbe edhe më të fortë se ai që kemi parë deri tani, në këtë fazë përgatitore.
Trajneri Ivan Gvozdenoviç kishte dëshirë të madhe që ta luante një miqësore me skuadër të superligës, por kjo nuk u arrit deri tani dhe në këtë mënyrë, është përzgjedhur Lushnja, pasi Kukësi nuk kishte mundësi që të udhëtonte drejt qytetit juglindor.
Gjithsesi të shohim dhe të presim sot në stadiumin “Skënderbeu”, sepse për bardhekuqtë është një provë e rëndësishme përpara startit të superligës që është më 26 gusht dhe stafi teknik do të ketë ide më të qarta pas përfundimit të këtij testi në lidhje me formacionin.
Miqësoret e Skënderbeut:
Skënderbeu - Voska Sport 2-0
Shënues: Shaqe, Rashica
Skënderbeu - Dinamo 1-1
Shënues: Prençi / Denisson
Skënderbeu - Malisheva 1-1
Shënues: Liço / Syla
Skënderbeu - Vora 1-1
Shënues: Rashica / Meta
Skënderbeu - Elbasani 2-2
Shënues: Rashica , Nikaj / Ajazi (2)
Skënderbeu - Flamurtari 2-0
Shënues: Merlim, Rashica
Skënderbeu-Lushnja (Sot) Ora: 18:00
