top of page

ZYRTARE: Skënderbeu-Vora, starton sot në orën…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 30, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu sot luan miqësoren e radhës këtë herë ndaj Vorës. Në fakt, në pamje të parë duket një emër anonim Vora, por që ka një skuadër vërtet të mirë dhe me elementë cilësorë.

Testi i sotëm miqësor, do të startojë në orën 19:00 dhe këtë lajm e mëson “Korça Boom”, si zakonisht portali që padiskutim që gjen lajmet i pari.

Deri tani Skënderbeu në katër ndeshje miqësore ka fituar dy dhe ka barazuar po dy, ndërkohë që me Vorën sot në orën 19:00 do të ketë një tjetër provë për shumë lojtarë. Pas Vorës sot, mbeten edhe dy ndeshje miqësore të tjera, ndaj Elbasanit dhe në fund me Flamurtarin.

Testet miqësore në këtë periudhë janë më shumë se të nevojshme për skuadrën, aq më tepër që ndodhet në kulmin e fazës përgatitore.

Me pak fjalë, Skënderbeu-Vora, sot në orën 19:00 në stadiumin “Skënderbeu”, një ndeshje që në fakt nuk duhet humbur edhe nga tifozët.

Miqësoret e Skënderbeut:

Skënderbeu - Voska Sport 2-0

Shënues: Shaqe, Rashica

Skënderbeu - Helzag 3-1

Shënues: Hysolli, Beçka, Sevio / Shahinasi

Skënderbeu - Dinamo 1-1

Shënues: Prençi / Denisson

Skënderbeu - Malisheva 1-1

Shënues: Liço / Syla

Skënderbeu - Vora 30 korrik (ORA: 19:00)

Skënderbeu - Elbasani 02 gusht

Skënderbeu - Flamurtari 07 gusht



bottom of page