top of page

7 studentë të fakultetit të bujqësisë nënshkruan kontratat për një periudhë 1 vjeçare

  • Jul 16, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_da464b5f552e4126adae0edf3b4764admv2-1.jpg Në kuadër të bashkëpunimit që Universiteti “Fan S. Noli” ka me biznesin në rajonin e Korçës, 7 studentë të Fakultetit të Bujqësisë nënshkruan kontratat për një periudhë një-vjeçare.Në takimin që zhvilloi me ta, dekani i FB, prof. as. dr. Gjergji Mero i përgëzoi për rezultatet e deritanishme në programet e studimit që ndjekin në këtë Fakultet, falë të cilave ata sot janë pjesë e kësaj praktike pune që do t`i pajisë me aftësi shumë të mira profesionale.“Ka erdhur koha që njohuritë tuaja teorike t`i zbatoni në praktikë, gjë e cila do t`ju vlejë nesër për t`u përfshirë sa më shpejt dhe me aftësi të shkëlqyera profesionale në tregun e punës. Njëkohësisht, kjo praktikë pune që ju po kryeni sot do të jetë edhe një mbështetje e fortë për kërkimet tuaja shkencore në hartimin e tezave të diplomave në përfundim të studimeve”.Studentët nga ana e tyre falenderuan Universitetin për këtë mundësi që iu dha pasi kjo praktikë pune do t’i ndihmojë për të parë nga afër se si mund të zbatohet “bujqësia e zgjuar” në ferma të ndryshme të prodhimit të frutave në rajonin e Korçës.Kontratat u nënshkruan me mbështetjen eGOPA-AFC.GmbH(SRDII-GIZ).

Recent Posts

See All
Përse 7 Marsi është caktuar dita e mësuesit?

<p>7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar në shumë vende të botës, duke përkujtuar rolin e jashtëzakonshëm që kanë mësuesit në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë. Dita e Mësuesit është

 
 
bottom of page