top of page

Akademiku Nicolae Saramandu “Doctor Honoris Causa” i UNIKO vizitë në Universitetin “Fan S. Noli”

  • Oct 8, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/3-28.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/5-17.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/4-28.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/2-33.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/1-29.jpg

Drejtues të Universitetit “Fan S. Noli”, rektori prof. dr. Lorenc Ekonomi; zëvendësrektori për shkencën dhe projektet, dr. Aida Mosko dhe zëvendësrektori për mësimin, prof. as. dr. Lorena Zeqo pritën në takim akademikun Nicolae Saramandu “Doctor Honoris Causa” i UNIKO, një nga filologët më të rëndësishëm sot në Rumani, i specializuar në fushën e gjuhësisë dhe dialektologjisë rumune, të shoqëruar edhe nga profesorja e Universitetit të Bukureshtit prof. dr. Manuela Nevaçi dhe kërkuesja shkencore, dr. Irina Floarea.

Të tre profesorët punojnë pranë Institutit të Gjuhësisë dhe Dialektologjisë “Iorgu Iordan-Aleksander Rosetti”.

Në takim u diskutua bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e miqësisë që profesorët rumunë kanë me Universitetin e Korçës, ndërsa u shprehën të gatshëm që ky bashkëpunim të forcohet e zgjerohet edhe më tej, në kuadër të programeve të përbashkëta të studimit, me organizime veprimtarish e pjesëmarrje në projekte kërkimore me interes të përbashkët.

Në fund të takimit, akad. Saramandu dhuroi për Universitetin manualin për mësimdhënien e dialektit arumun për nxënësit arumunë nga Shqipëria.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Recent Posts

See All
Përse 7 Marsi është caktuar dita e mësuesit?

<p>7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar në shumë vende të botës, duke përkujtuar rolin e jashtëzakonshëm që kanë mësuesit në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë. Dita e Mësuesit është

 
 
bottom of page