Departamenti i edukimit i fakultetit të edukimit dhe filologjisë organizon javën e filmit
- Jul 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_2d3da1ebf5ff41dea8ab78bd8cbc156cmv2-1.jpg Duke filluar nga sot e deri në datën 19 janar 2024 departamenti i Edukimit i Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë në kuadër të veprimtarisë së përvitshme “Edukim nëpërmjet kinemasë” organizon “Javën e filmit”.Të ftuar janë studentë të FEF, të cilët gjatë kësaj jave do të ndjekin sipas një programi të përcaktuar filma dhe dokumentarë me tema të lamishme në përshtatje edhe me programet ku ata studiojnë.Filmat e përzgjedhur disa edhe me propozim nga vetë studentët prekin tema të gjithëpërfshirjes së nxënësve me nevoja të veçanta, projektimin shumëdimensional të ndihmesave, menaxhimin e klasës dhe vështirësitë e mësuesve fillestarë, aspekte historike dhe politike të vendeve të ndryshme, dimensionet sociale dhe kulturore si faktorë kyç në edukimin e fëmijëve dhe marrëdhënieve shkollë-komunitet.Të gjitha këto çështje janë edhe tema diskutimi në lektoriume të ndryshme me studentët e FEF














