Departamenti i gjuhëve të huaja sot festoi 30 vjetorin e krijimit të tij
- Jul 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_62b5a629e0354ddea30714dd44449008mv2-1.jpg Mes emocionesh, stafi aktual i këtij Departamenti, por edhe pedagogë të dalë në pension, sot u bënë bashkë për të kujtuar momentë të veçanta nga puna dhe vështirësitë e hasura 30 vjet më parë nga drejtuesit dhe pedagogët për hapjen e këtij Departamenti, e deri në ditët e sotme kur, sukseset e Departamentit janë frymëzim për Fakultetin dhe Universitetin.Gjithashtu, gjatë takimit u vlerësua fakti se Departamenti i Gjuhëve të Huaja është një shembull i shkëlqyer i arritjeve të shumë studentëve tanë, që sot punojnë e kontribuojnë si mësues, por edhe si profesionistë të suksesshëm në sektorë të ndyshëm publikë e privatë.Në këtë ditë ku të pranishëm ishin edhe studentë e ish-studentë u ndanë edhe çmimet për nxënësit fitues të konkursit të Esesë në Gjuhën Angleze, i cili u zhvillua para disa muajsh.Falënderime të shumta u përcollën në këtë përvjetor bashkë me urimin “Suksese të mëtejshme Departamentit, Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë dhe Universitetit “Fan S. Noli”.














