Drejtoria e Arsimit pranë Bashkisë Pogradec, takim me anëtarë të Komisionit të Arsimit në Këshillit Bashkiak
- Aug 27, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/457371414_924210249741510_2270141785158878721_n.jpg
Në vijim të punës për hartimin e Planit për Shërbimin e Arsimit Parashkollor 2025-2027 për Bashkinë Pogradec, Drejtoria e Arsimit pranë kësaj bashkie, zhvilloi një takim me anëtarë të Komisionit të Arsimit në Këshillit Bashkiak, për të prezantuar Raportin e Diagnozës së këtij shërbimi për periudhën 2023-2024.
Në takim mori pjesë Zv/Kryetarja e Bashkisë Znj. Entela Gusho, drejtuese e mesuese të kopshteve dhe përfaqesues nga drejtoritë relevante të bashkisë. Raporti u prezantua nga Drejtoresha Anxhela Andoni, ndërkohë që perfaqësuesit e Këshillit Bashkiak dhe pjesëmarresit e tjerë në takim dhanë sugjerimet rreth tij.
Plani i Shërbimit për Arsimin Parashkollor 2025-2027 ka për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të këtij shërbimi mjaft të rëndësishëm për brezat e rinj, ai mbështetet me asistencë nga Projekti Bashki të Forta, i cili financohet nga Qeveria Zviceriane dhe implementohet nga Helvetas.














