top of page

E rëndë në Itali, 70-vjeçari shqiptar qëllon me thikë nusen e djalit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 1, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/640-0-5d15ddd3c2abddc7f92e166eb0b48617.jpg

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka goditur me thikë nusen e djalit.

Mediat italiane shkruajnë se 70-vjeçari Luan Xaxhi, përfshirë në një debat të ashpër me nusen e djalit, ka marrë thikën në kuzhinë dhe e ka goditur disa herë me thikë, duke i shkaktuar lëndime në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Ishin fqinjët të cilët kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e 28-vjeçares.

Sapo kanë mbërritur, efektivët italianë kanë vënë në pranga të moshuarin, të cilit në xhep iu gjet dhe bileta që kishte prerë për t’u kthyer në Shqipëri. Ndërsa bëhet me dije se 28-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Recent Posts

See All
Thyhet rekordi i kërcimit i vendosur nga Ronaldo

<p>Të gjithëve e mbajnë mend atë kërcim të Ronaldos në shënimin e një goli me kokë, ku kërcimi i tij ishte i jashtëzakonshëm. Por tani kemi një foto që tregon një kërcim edhe më të lartë. Bëhet fjalë

 
 
bottom of page