Ekoturizmi dhe Balkania Route në Prespë
- Sep 25, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/11-35.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/33-29.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/22-32.jpg
Ekoturizmi në Prespë, zonë kyçe e Balkania Route, luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e biodiversitetit të pasur dhe trashëgimisë kulturore të rajonit, duke promovuar një zhvillim miqësor me mjedisin për komunitetet lokale.
Kjo nismë e organizatës PPNEA, jo vetëm që u ofron vizitorëve mundësinë e njohjes me peizazhet dhe speciet unike të Prespës, por gjithashtu mbështet nismat e vazhdueshme për ruajtjen e faunës së rrezikuar.
25 nxënës nga shkollat e mesme “Dy dëshmorët” në Pustec dhe “Abdulla Progri” në Progër prezantuan idetë e tyre për të formësuar të ardhmen e ekoturizmit. Ata diskutuan mbi sfidat e së shkuarës, pengesat aktuale dhe dhanë zgjidhje kreative për të çuar përpara këtë sektor kaq të rëndësishëm Më pas vizituam fshatin Goricë e Vogël për një ekspeditë në terren, ku nxënësit morën pjesë në monitorimin e shpendëve të ujit si çafkat dhe karabullakët, duke mësuar nga afër për rolin e tyre jetik në ekosistemin lokal.
Liqenet e Prespës janë thelbësore për këto lloje, duke shërbyer si habitate kritike për folezimin, ushqimin dhe migrimin. Me një larmi të pasur shpendësh të ujit, Parku Kombëtar i Prespës është një zonë kyçe për ruajtjen e tyre.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”














