top of page

Gjergji Papa nderohet me Emblemën e Universitetit “Fan S. Noli”

  • Oct 2, 2024
  • 2 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/11-4.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/44-3.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/33-3.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/10/22-3.jpg

Sot në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë u zhvillua një veprimtari për vlerësimin e prof. as. dr. Gjergji Papa, përgjegjës i departamentit të Agroushqimit me certifikatë mirënjohjeje të shoqëruar me Emblemën e Universitetit “Fan S. Noli”, me rastin e 65- vjetorit të lindjes dhe të daljes në pension.

Dekani i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Besnik Skënderasi, vlerësoi profesor Gjergji Papën për kontributin e tij si drejtues Departamenti, dhe për frymën e bashkëpunimit si koleg e pedagog.

Ai çmoi vlerat dhe meritat e tij të veçanta si njeri, si specialist bujqësie dhe si mësimdhënës: “Tek Gjergji janë gërshetuar më së miri shumë cilësi e virtyte, që e ngrejnë atë në lartësinë e një njeriu punëtor, të mirë e korrekt, kërkues i komunikueshëm, serioz dhe me kompetencë profesionale. Në këtë “maratonë” të karrierës së tij 42-vjeçare prof. Gjergji Papa ia doli me sukses të japë kontributin e tij modest dhe të ngrihet në lartësinë e një specialisti profesionist dhe të një lektori shumë të mirë”.

✅

Më pas, rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, i dorëzoi atij certifikatën e mirënjohjes me këtë motivacion: “Për përkushtimin, profesionalizmin, pasionin në punë dhe ndërgjegjen e lartë që ka treguar për vite me radhë si pedagog dhe përgjegjës i Agroushqim Uniko departamentit të Agroushqimit në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit “Fan S. Noli”. Në shenjë mirënjohjeje nga drejtuesit e Universitetit, stafi akademik dhe studentët me rastin e 65-vjetorit të lindjes dhe daljes në pension”.

Vlerësime për profesor Gjergjin, si koleg e mik i vyer, përcollën edhe prof. as. dr. Gjergji Mero, prof. as. dr. Nikollaq Roshanji etj.

Prof. as. dr. Gjergji Papa falënderoi Rektorin dhe Dekanin e Fakultetit të Bujqësisë për këtë vlerësim, njëkohësisht dhe të gjithë kolegët e miqtë me të cilët ka bashkëpunuar për vite me radhë dhe që e nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë ditë të veçantë për të.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Recent Posts

See All
Përse 7 Marsi është caktuar dita e mësuesit?

<p>7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar në shumë vende të botës, duke përkujtuar rolin e jashtëzakonshëm që kanë mësuesit në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë. Dita e Mësuesit është

 
 
bottom of page