top of page

Imzot Evllogjio Kurilla dhe klerikë të tjerë ortodoksë në Korçë viti 1937!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Feb 16
  • 2 min read

Evllogjio Kurilla u lind në Ziçisht të Korçës në vitin 1880. Qysh 14 vjeç mërgoi në Greqi, ku u arsimua, shkroi e vdiq (1961). Ky ishte ai që në vitet 30, së bashku me Pandeli Kotokon, u parashtrua si emër kyç nga pala greke, si kusht për njohjen e autoqefalisë së kishës shqiptare. Si rrjedhojë Evllogji u fronëzua peshkop i Korçës në vitin 1937, duke lënë katedrën e profesorit të historisë në Universitetin e Selanikut. Në vitin 1939, mbas një vizite në Greqi, iu ndalua hyrja në Shqipëri, me vendim të qeverisë italiane, gjë që e përherësoi qeveria shqiptare e pasluftës. Në botën greke Kurilla u shfaq fillimisht si veprimtar politik, murg kaçak në Athos e Maqedoni, komandant çete në Egjipt, më vonë arkivist e regjistrues dorëshkrimesh nëpër bibliotekat e manastireve, por mbi të gjitha hulumtues e autor i shumë punimeve e librave historiko-filologjikë, si dhe profesor i Universitetit të Athinës (1942-1949).

Edhe pse i identifikuar politikisht me Greqinë, Kurilla vetëthirrej atje si shqiptar, gjë që e përsërit me forcë në shkrimet e tij. Në të njëjtën kohë, vetë ai dëshmonte me sinqeritet se ishte grek. Të dy cilësimet e tij – shqiptar në Greqi e grek në Greqi – janë pjesë e leximit të Kurillës, i cili nuk e pranonte kategorizimin e “vorioepirotit”, ndryshe nga bashkëkohësit e tij shqiptarë e grekë që ishin lindur në Shqipëri e vepronin në Greqi, fakt që e bën atë edhe më të veçantë në mendimtarinë e rajonit.

Qarqe zyrtare në Shqipëri duket se përkojnë sot me Evllogji Kurillën, me atë model ardhmërie, por duke iu shmangur gjithmonë formulimeve publike. Edhe pse nuk i përmendet kombësia, nga shqiptarët ai merret si shqiptar, por i një soi tjetër, i një cilësie të dëshiruar në heshtje. Gjithsesi, konfliktualiteti midis besimit fetar dhe përkatësisë shqiptare duket prej tyre se ka filtruar pa dhimbje te Kurilla. Ndërsa për grekët që veprojnë hapur në Shqipëri, ish-peshkopi i Korçës është shembulli i volitshëm për përftim e përfitim në mision.

Evlogjios Kourilas was born in Ziçisht, Korçë, in 1880. At the age of 14, he emigrated to Greece, where he was educated, wrote, and passed away in 1961. In the 1930s, along with Pandeli Kotoko, he was presented by the Greek side as a key figure in negotiations for the recognition of the autocephaly of the Albanian Church. As a result, Evlogjios was enthroned as the Bishop of Korçë in 1937, leaving his position as a professor of history at the University of Thessaloniki.

In 1939, after a visit to Greece, he was banned from re-entering Albania by decision of the Italian government, a ban that was later upheld by the post-war Albanian government. In Greece, Kourilas initially appeared as a political activist, a fugitive monk in Athos and Macedonia, a band commander in Egypt, and later an archivist and cataloger of manuscripts in monastery libraries. Above all, he was a researcher and author of numerous historical and philological works, as well as a professor at the University of Athens (1942-1949).

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page