top of page

Ja e vërteta e shiritit të kapitenit te Skënderbeu...

  • Aug 23, 2023
  • 1 min read

Në ndeshjen miqësore kundër Dinamos u pa që shiriti i kapitenit tek korçarët kishte ndërruar krah. Gjatë sezonit të kaluar ishte Eelis Frashëri ai që mbante shiritin, madje ai e ka mbajtur këtë shirit edhe tek ndeshjet miqësore. Por kundër Dinamos këtë shirit e mbante Dejan Liço.

Ka pasur komente të shumta, madje edhe aludime se përse iu mor shiriti Frashërit, por nga sa mësohet ishte vetë Frashëri që ja ka dhuruar shiritin Liçit, kjo ndoshta edhe për atë se në këtë ndeshje ai po vëzhgohej nga Igli Tare për mundësi trasferimi tek ndonjë ekip i huaj.

Nga sa mësohet ky shirit edhe për këtë sezon do të mbahet nga Frashëri. E meriton edhe Liço por Frashëri është një prej tyre që ka përvojën dhe karrierën më të gjatë sportive nga të gjithë në këtë ekip dhe është lider edhe në fushë.



bottom of page