Kapiteni i liqenorëve, Vangjel Zguro i kënaqur me fitoren
- Mar 5, 2025
- 2 min read
Pogradecarët kanë marrë një fitore me tre gola për tre pikë ndaj ekipit të Erzenit, në një ndeshje që ka qenë krejtësisht nën diktatin e pogradecarëve, të cilët shënuan shumë shpejt me anë të Danladit në minutën e 13-të. Më pas, Alidema dyfishon rezultatin në minutën e 53 dhe Shkullaku në minutën e 68 shënon një gol individual.
Pas ndeshjes, kapiteni i liqenorëve, Vangjel Zguro, ka deklaruar: “Ishte një ndeshje që kërkonte përqendrimin e duhur. Nuk ka ndeshje të lehta dhe të vështira, por forma që ne po kalojmë e bën më të lehtë fitoren. Goli erdhi shumë shpejt si rezultat i presionit që ushtruam dhe më pas ishim më të qetë në lojën tonë. Ekipi po tregon se ka forcë dhe kur e lëmë të luajë, marrim atë që meritojmë.”
Liqenorët janë në ndjekje të ekipeve të kreut dhe me këtë fitore janë në kuotën e 37 pikëve, duke ndarë vendin e pestë dhe të gjashtë me Lushnjën.
Kapiteni i liqenorëve Zguro kërkon dhe është i bindur se: “Ne do të kërkojmë Superligën dhe për këtë jemi më se të bindur. Besojmë se, edhe pse nuk mund të arrijmë dy vendet e para, jemi atje në luftë për një aktrim, pasi ekipi është në një moment dhe formë shumë të mirë.”
After the match, the captain of the Pogradeci team, Vangjel Zguro, declared: “It was a match that required the right focus. There are no easy or hard matches, but the form we are in makes the victory easier. The goal came quickly as a result of the pressure we applied, and after that, we were more composed in our game. The team is showing strength, and when we let it play, we get what we deserve.”
“KORÇA BOOM”















