Konferenca e 8 zgjedhore e bspsh rajoni korçë dje në voskopojë
- Jul 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_014eb677efa64897a8e5d4f9111d9709mv2-1.jpg 01.06.2024 Konferenca e 8-të Zgjedhore e BSPSH Rajoni Korçë.Presidenti i BSPSH z. Gëzim Kalaja në kuadër të Konferencave Rajonale, mori pjesë në Konferencën e 8-të Zgjedhore Rajonale Korçë.Z.Kalaja theksoi se BSPSH do t’i japë një vëmendje të shtuar këtij Rajoni dhe çdo seksioni.Z.Kalaja u ndal te prioritetet e BSPSH në kuadër të Kongresit të 8-të që do të zhvillojë punimet në 19 Tetor 2024.Prioritet është siguria dhe shëndeti në punë, e cila është një emergjencë Kombëtare, pasi shifrat e aksidenteve në vendin e punës janë alarmante.Fokus kryesor duhet të jetë dhe trajnimi i punonjësve, ashtu sikundër dhe rritja dhe verifikimet e shpeshta të kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë nga Inspektoriati i Punës.Ndryshimet rrënjësore në tregun e punës, për shkak të emigrimit dhe zëvendësimit të punonjësve të kualifikuar me punonjës të përkohshëm, të pakualifikuar apo të patrajnuar janë tregues i shtimit të aksidenteve në vendin e punës me pasojë vdekjen.Rishikimi i pagave në sektorë të ndryshëm, si dhe rritje të pensioneve në nivelin 400 Euro.Presidenti Kalaja dëgjoi me vëmendje problematika të ndryshme të sektorit të shëndetësisë, sektorit të arsimit ku referoi z.Leonard Trebicka, sektorit të shërbimeve publike, sektorit të hoteleri -turizëm të Rajonit Korçë.Në fund Konferenca rizgjodhi Kryetare të BSPSH Rajoni Korçë znj.Albina Peppo me mandat 5-vjeçar.














