Korçë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla
- Sep 27, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/11-41.jpg
Korçë/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për programin “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollës 9-vjeçare të fshatit Çaushli.
Gjatë takimit të zhvilluar nga ndihmësspecialisti i DVP Korçë, me nxënësit dhe stafin pedagogjik të kësaj shkolle, u bashkëbisedua për çështje që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore, bullizmin dhe format e shfaqes së tij, për dhunën në shkollë dhe në familje, për sigurinë që ofron interneti.
Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, për të pasur një bashkëbisedim më të thjeshtë dhe më praktik ndërmjet tyre. Nxënësit treguan interes për çështjet që u diskutuan dhe iu drejtuan pyetje të ndryshme, punonjësve të Policisë.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”














