top of page

LAJM I MIRË për mësuesit/ Sindikata jep njoftimin…

  • Sep 23, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/mesues.jpg|https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/sindikata-e-re.jpg

Pas kërkesës nr. 28 Dt. 19.09.2024 drejtuar MAS nga FSASH dhe SPASH për zgjidhjen e problemit të pagës së mësuesëve diplomuar para hyrjes në fuqi të sistemit të bolonjës, sot më 23.09.2024 me porosi të Ministres së Arsimit dhe Sportit, u zhvillua takim në MAS me Zv. Ministren e Arsimit znj. Nina Guga, Sekretarin e Përgjithshëm z. Erzen Tola dhe Drejtoreshën e Administratës Publike të Republikës së Shqipërisë znj. Enkela Dudushi.

Nga pala e sindikatave ishin të pranishëm Presidenti i SPASH z. Nevrus Kaptelli, Juristja znj. Matilda Zani dhe Përfaqësuesi i FSASH z. Xhafer Dobrushi. Përfaqësuesit e MAS dhe Drejtoresha e Administratës Publike argumentonin se ulja që është bërë në pagën e grupit në bazë të diplomës është pasqyruar duke u shtuar dyfish tek paga e pozicionit për këtë kategori, dhe këtë mund ta shohë vetë çdo mësues duke krahasuar rritjen e pagës së tij me pagën e mësuesëve të tjerë që janë me master të shkencave.

Në takimin qe zgjati disa orë, pas këmbënguljes së përfaqësuesëve të sindikatave, që të gjithë mësuesit që janë diplomuar përpara hyrjes në fuqi të sistemit të bolonjës të trajtohen me 14.000 lekë në pagën e grupit, u ra dakord që pas shqyrtimit rast pas rasti të diplomave të bëhet pagesa përkatëse me 14.000 Lekë.

SPASH u bën thirrje të gjithë drejtuesve të saj pranë ZVAP-ve, të interesohen për anëtarët e tyre, të evidentojnë dhe të fusin në rrugën e zgjidhjes të gjithë ata mësues që deri më tani janë paguar jo në përputhje me VKM nr 425 dt. 26.06.2024.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Recent Posts

See All
Përse 7 Marsi është caktuar dita e mësuesit?

<p>7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar në shumë vende të botës, duke përkujtuar rolin e jashtëzakonshëm që kanë mësuesit në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë. Dita e Mësuesit është

 
 
bottom of page