Letër prekëse e gjimnazit themistokli gërmenji për humbjen e sotme
- Jul 16, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/07/0e29e1_9c9ae596cedc4d22b22d6cf5ce9e9303mv2-1.jpg Darda, bijë, sa të zymtë na e bëre këtë ditë !Kemi qenë me ty, gjithë këta muaj kur ti luftoje për jetën, me armët e tua më të fuqishme: optimizmin dhe buzëqeshjen !Ndaj na le të gjithëve pa fjalë këtë mëngjes, kur krejt papritur, hodhe armët dhe u dorëzove pa kushte…!Me siguri, të fundit çaste ke menduar edhe për ne…Dhe ,duke na falenderuar si vetëm ti dije, gjithaq e qeshur dhe natyrshëm , ke menduar :”Po iki, më kini kujdes time motër, Eliadën…!Dhe nesër, të vogëlthin tim vëlla…E ulni në bankën time dhe i flisni për mua, që të mos më harrojë…”!Fluturim të mbarë o engjëlli ynë !Do të të shohim ngaherë në sytë e motërzës dhe vëllaçkos tënd…!*Darda Dhimo, ish nxënësja jonë e mrekullueshme, u nda sot nga jeta në moshën 20 vjeçare.














