top of page

Luhet në Laç e Tiranë, ja duelet e sotme/ Nesër radha e Skënderbeut!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 18
  • 2 min read

Superiorja ditën e sotme do të luajë 2 ndeshje mjaft të rëndësishme. Do të luhet në 2 orare të ndryshme dhe janë të vlefshme për javën e 21-të.

Në orën 13:30 do të sfidohen mes tyre Laçi dhe  Bylisi.Një duel shumë i luftuar mes dy ekipeve që kërkojnë të lanë pas zonën e ftohtë. Aktualisht vetëm 1 pikë i ndan skuadrat në klasifikim, me ballshiotët që mbajnë vendin e 7-të me 21 pikë.

Ndërkohë në orën 16:30 do të luhet një tjetër sfidë. E gjithë vëmendja do të jetë në “Arenën Kombëtare”, ku Tirana pret Egnatian. Për bardheblutë kjo sfidë është për “jetë a vdekje”, pasi Gugash Magani dëshiron të bëjë kthesën, ndërsa rrogozhinasit për të mbajtur hapin e kryesuesve.

Më pas radha do të jetë për nesër ku do të luhet 3 ndeshjet e tjera dhe të fundit të javës së 21-të, teksa do të jetë edhe radha e Skënderbeut.

Në orën 16:30 do të luhen dy ndeshje në aksin Korçë-Durrës. Në stadiumin “Skënderbeu” në orën 16:30 Skënderbeu pret Vllazninë në juglindje, në një ndeshje që vlen vetëm tre pikë, gjithmonë nëse Skënderbeu ka ndërmend që të qëndrojë në superligë sezonin e ardhshëm. Në të njëjtën orë në Durrës, Teuta vendase ka një provë të vështirë ndaj Partizanit, takim që pritet të jetë vërtet i fortë edhe në fushën e lojës.

Java e 21-të do të mbyllet me përballjen Dinamo-Elbasani, një tjetër përballje po kaq e fortë. Në këtë mënyrë të 5-së çiftet e kësaj jave do të jenë të luftuara ku të gjitha skuadrat duan pikë.

Today, the Superior League will feature two highly important matches as part of the 21st week, scheduled at different times.

At 13:30, Laçi will face Bylis in a fierce duel between two teams aiming to move away from the relegation zone. Currently, only one point separates the two sides in the standings, with Bylis holding 7th place with 21 points.

Meanwhile, at 16:30, another clash will take place. All attention will be on the “National Arena,” where Tirana will host Egnatia. For the white-and-blues, this match is a “do-or-die” situation, as Gugash Magani seeks to turn things around, while the Rrogozhina side aims to keep pace with the league leaders.

 “KORÇA BOOM”

 
 
bottom of page