top of page

Manastirliu: 320 mësues për këshillimin e karrierës/ Orientim nxënësve drejt arsimit profesional

  • Sep 17, 2024
  • 1 min read

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/640-0-ogerta-1726571337.png

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu nga gjimnazi “Sami Frashëri” shpalli nisjen e procesit të përzgjedhjes së mësuesve që plotësojnë kriteret për dy rolet e reja që do të zbatohen në shkollat e vendit: Mësuesi Koordinator për Orientimin e Karrierës dhe ai i Sigurimit të Cilësisë në shkollë.

Këto pozicione të reja do të jenë shtylla kryesore për të mbështetur nxënësit në orientimin profesional dhe përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies.

“Rolet e reja që kemi përfshirë këtë vit janë dy role të cilat menjëherë do të jetësohen duke përzgjedhur 640 mësues koordinatorë të vlerësimit të cilësisë së shkollës dhe koordinatorë të karrierës në të gjithë sistemin tonë arsimor. 4.635 nxënës janë regjistruar këtë vit në arsimin profesional, 10% më shumë se një vit më parë. Ky është një moment shumë vendimtar për sistemin arsimor, nëse do ta marrë këtë drejtim strategjik të orientimit të vazhdueshëm të nxënësve, jo vetëm për sistemin arsimor, por edhe për zhvillimin e karrierës që fillon që në arsimin e ciklit të ulët”, tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Ministrja Manastirliu u ndal te profili i Mësuesit Koordinator të Karrierës, i cili do të ketë një rol kyç në ndihmën për nxënësit që të bëjnë zgjedhje të informuara për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Recent Posts

See All
Përse 7 Marsi është caktuar dita e mësuesit?

<p>7 Marsi, Dita e Mësuesit, është një ditë e shënuar në shumë vende të botës, duke përkujtuar rolin e jashtëzakonshëm që kanë mësuesit në zhvillimin e individëve dhe shoqërisë. Dita e Mësuesit është

 
 
bottom of page