POGRADEC/ “Siguria e të rinjve”. Orë edukative në shkollën 9-vjeçare Dunicë
- Sep 26, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/11-39.jpg
Pogradec
Në zbatim të programit “Siguria e të rinjve”, në shkollën 9-vjeçare Dunicë, u zhvillua një orë edukative me nxënësit e klasave të gjashta.
Gjatë kësaj ore u trajtuan temat dhuna në shkollë dhe në familje, bullizmi dhe bullizmi kibernetik, trafikimi i qenieve njerëzore dhe
siguria në internet.
Nxënësit u njohën me llojet e dhunës në shkollë dhe në familje, me bullizmin dhe shfaqjen e tij në forma të ndryshme, shkaqet e dhunës në shkollë dhe në familje, masat parandaluese ndaj bullizmit dhe dhunës në përgjithësi.
Gjatë orës edukative, nxënësit treguan interes dhe drejtuan pyetje të ndryshme mbi temat që u diskutuan.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”














