Prefekti Nertil Jole dhe kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, takim me Administratoren e kompanisë “Statkraft” në Shqipëri znj. Rigela Gegprifti
- Korca Boom
- Sep 23, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/460957918_516860147710971_7098370105027814376_n.jpg
Prefekti Nertil Jole deklaron:
“Bashkë me Kryetarin e Bashkisë Maliq z. Gëzim Topçiu dhe përfaqësuesit e territorit të kësaj bashkie, zhvilluam një takim me Administratoren e kompanisë “Statkraft” në Shqipëri znj. Rigela Gegprifti, e cila shoqërohej nga Drejtori i Financave të kësaj kompanie z. Jan Erik Felle dhe drejtuesi i ekipit te Vleresimit te Ndikimit Mjedisor e Social, z. Jorn Stave.
-Kompania është duke kryer fazën e parë të procesit të konsultimit lidhur me studimin paraprak të një investimi strategjik me vlerë rreth 1.2 miliardë euro, që do të realizohet në rajonin tonë brenda vitit 2030-2031, për ndërtimin e “RP Moglica Shtesë”, një hidrocentrali të madh me sistemin e rezervës së pompuar, si pjesë e Koncesionit të Projektit Hidroenergjetik të Devollit.
-Ky investim i madh do të sjellë një impakt shumë të rëndësishëm, jo thjesht për sigurinë energjitike të rajonit tonë, por edhe atë në shkallë kombëtare e ndërkombëtare.
-Nënvizova në këtë takim rëndësinë dhe domosdoshmërinë për të marrë në konsideratë kërkesat e komunitetit të zonës, sa i takon jo thjesht minimizimit të efekteve negative në mjedis, por më kryesisht oportunitetit për të përmirësuar në përfitim të komuniteteve, infrastrukturën dhe biodiversitetit e gjithë zonës.
-Energjia është dhe mbetet prioritet i qeverisë shqiptare, në kuadër të zbatimit të një politike që krijon siguri e lehtësi në një treg të qëndrueshëm energjitik, si garanci për një perspektivë zhvillimi me ndikim ekonomik akoma më të madh.”
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”