top of page

Parashikimi i motit për sot, rikthehen reshjet e shiut në vend!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 12
  • 1 min read

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.


Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për një pjesë të madhe të ditës përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit. Në relievet malore, në lindje vranësirat hera-herës do të jenë mesatare deri të dendura. Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu lokale dhe intensitet të ulët.



Era do të fryjë me drejtim kryesorë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 6-10 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.


 “KORÇA BOOM”


ree


bottom of page