Prindër, shkolla po fillon/ Edukimin e fëmijëve të fillojmë nga shtëpia!
- Aug 28, 2024
- 1 min read
https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/08/457268075_1022369219264283_5516967698315773000_n.jpg
Prindër, shkolla po fillon
Ndani pak kohë më fëmijët, për të diskutuar se sa e rëndësishme është shkolla, dhe etja për dije.
Tregoni atyre se në shkollë nuk duhet të ngacmojnë apo të tallin askënd për shkak të peshës, ngjyrës, gjatësisë, mënyrës së të menduarit apo të jetesës.
Shpjegoni se çdo fëmijë është unik dhe duhet pranuar ashtu siç është.
Flisni me fëmijët për aftësinë për të parë përtej dukjes dhe për të kuptuar shpirtin.
Thuani se tallja i lëndon të tjerët, por një fjalë e mirë ose një buzëqeshje mund t’i bëjë ata të ndihen më mirë.
Nuk ka rëndësi se çfarë rrobash, këpucësh apo çante kanë.
Ajo që ka rëndësi është sa i mirë dhe i drejtë je me të tjerët.
Tregoni qe ju do ti mbështesni në çdo hapë, dhe do të mundoheni që ëndrrat e tyre ti beni realitet.
Mos kini frikë nga sfidat që mund të hasni.
Çdo sfidë është një mundësi për t’u rritur dhe për t’u bërë më të fortë.
Edukimin e fëmijëve të fillojmë nga shtëpia!














